Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës

Fillimi

Anëtar të nderuar,


Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), si subjekt i vetëm relevant dhe legjitim, e cila përfaqëson punëtorët shëndetësorë në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësorë në Republikën e Kosovës, si mision parësorë ka  kompetencën dhe autorizimin që të mbrojë interesat e punëtorëve shëndetësorë dhe të kontribuojë në avancimin dhe reformimin e sistemit shëndetësor. Para se të gjithash, FSSHK-ja me një anëtarësi e cila përbën mbi se 90% të totalit të të punësuarve në sektorin shëndetësorë, ka një strukturë organizative më të cilën mbulon organizimin sindikal në gjithë territorin e Kosovës. Mbi bazën e parimeve demokratike dhe të bazuar në doktrinën shkencore mbi organizimin sindikal, përpos një organizimi të veçantë në aspektin e burimeve njerëzore, FSSHK-ja ka edhe një infrastrukturë juridike e cila përbëhet prej akteve juridike me të cilat rregullohet mbarë veprimtaria e FSSHK-së. Në këtë drejtim, me qëllim që anëtarësia e gjerë përpos që të gëzojë mbrojtjen e përgjithshme të drejtave subjektive të tyre, çdo anëtari të FSSHK-së iu ofrohen edhe shërbimet juridiko-administrative, në bazë të cilave synon arritjen dhe mbrojtjen e të drejtave personale.

Për të sendërtuar të ardhmen e shëndosh dhe stabile të të gjithë punëtorëve shëndetësorë, FSSHK-ja në vizionin e saj përmbledh gjitha artikulimet që të drejtat e punëtorëve shëndetësorë të jenë në koherencë me mirëqenien e tyre si dhe forcimin e bazës profesionale duke vënë barriera ndaj çdo lloji të diskriminimit personal dhe shoqërorë. Dhe të gjitha këto parime, misione dhe vizione janë të përfshira dhe të sanksionuara në aktin më të lartë të FSSHK-së, gjegjësisht Statutin e FSSHK-së. Andaj e citojmë preambulën e statutit të FSSHK-së:


Ne, punëtorët shëndetësorë, qoftë në sektorin publik apo privat, të organizuar nën ombrellën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, anëtare themeluese e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës , me qëllim të forcimit të unitetit sindikal dhe për të mbrojtur vlerat më të larta sindikale, synojmë kënaqësinë më të lartë të anëtarëve të Federatës në punë dhe me mirëqenie sociale, të cilët kanë vlerësimin maksimal për profesionin e me të drejta në harmoni me kërkesat e tyre.

 

 

Statuti i FSSHK-së